Lokalet dhe restorantet e frekuentura nga Shqiptarët në Angli, po i nënshtrohen kontrolleve sistematike në gjetjen e emigrantëve ilegal prej policive lokale dhe agjencisë së kufirit.
Një emigrant shqiptar në qytetin e Donkaster i dërgoi Top Channel këto pamje të një operacioni në një lokal ku po darkonin disa shqiptarë.
“Lokali u mbyll për dy orë. Kush ishte brenda u kontrollua përmes shenjave të gishtërinjve përmes një laptopi që kishin me vete oficerët e emigracionit. Ky ishte kontrolli i tretë brenda pak javëve” tregoi emigranti shqiptarë.
Nga ky kontroll u gjetën dy shqiptarë të cilët ishin pa dokumente. Pasi janë prangosur ata shihen të futen në furgonët e policisë për ti dërguar në qendrën e dëbimeve”.
Emigranti shqiptarë në Donkaster tha për Top Channel se në këtë qytet nuk janë vetëm shqiptarët të cilët jetojnë e punojnë pa dokumente. Kur vjen puna theksoi ai për indianët, kurdët apo edhe të tjerë ata nuk preken.
Për herë të parë prej nënshkrimit të marrëveshjes së ripranimit mes qeverisë shqiptare dhe angleze në Dhjetor 2022, të mërkurën dhe të premten në Rinas u ulën dy avionë me shqiptarë të dëbuar ndryshe nga muajt e shkuar kur mbërrinte vetëm një avion në javë.
Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri emigracionit në Angli dy javë më parë nga ku Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta tashmë ka nisur dëbimi i shpejtë i atyre që mbërrijnë me gomone.
Pesë shqiptare të mbërritur me gomone të Dielën e shkuar u dëbuan të enjten pa iu marrë në konsideratë asnjë pretendim në azil kërkim.
Sipas qeverisë angleze në 8 muajt e fundit janë dëbuar më shumë se 3.000 shqiptarë mbërritur ilegalisht.
Java e ardhshme pritet të gjejë në Tiranë Robert Jennrick ministër emigracioni në kuadër të një ministeriali të ministrave të brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit.