Gazetarja Anila Hoxha ka ngritur një këmbanë alarmi për të rinjtë që janë përdorues dhe shitës të lëndëve narkotike.
Hoxha tha në emisionin “Vettingë” se konkretisht duhen marrë masa për dy grupe të rinjsh.
Njëra kategori është e të rinjve që janë kujdestarë të lëndës narkotike dhe tjetra e atyre që shpërndajnë drogë nëpër qytete ose drejt vendeve të BE-së.
“Tanimë jemi në situatën e një alarmi për 2 kategori të rinjsh. Ata të rinj që përfshihen si kujdestar të bimës narkotike dhe ndjekin hap pas hapi dhe janë pjesë e një grupi, pra nuk po flas vetëm për fazën e kultivimit dhe të marrjes në kujdes të bimës narkotike, por edhe të transportit dhe më pas janë kategoria tjetër që përfshihen në shpërndarjen e drogës në qytete të caktuara përshembull në kryeqytet apo ato të rinj që përfshihen në dominancën sikurse është transporti i kanabisativës dhe i marijuanës drejt vendeve të BE-së në shtëpitë e barit”, theksoi gazetarja.