
Anija “Moliva” u ankorua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.
Në praninë e një grupi të posacëm do të shkarkohen kontejnerët me mbetjet e Kurum qe dyshohen të rrezikshme dhe u kthyen mbrapsht nga Tajlanda dhe më pas do të ngarkohen në kamionë dhe trasferohen në Porto Romano në një ambjent që administrohet nga agjencia e administrimit të pasurive te paluajtshme.
Ambjenti do të ruhet me polici ndërsa janë montuar kamera per survejim.
Mbetjet e dyshuara të rrezikshme të kompanisë KURUM u eksportuan nga kompania Sokolaj drejt Tajlandës pa marrë miratimin e vendit pritës.