Deputeti i opozitës italiane Riccardo Maggi i partisë ‘Piu Europa’, është përplasur me kryeministren Georgia Meloni, gjatë daljes nga kampi i Gjadrit.
Sipas agjencisë mediatike italiane ANSA, Maggi ka dalë para makinës që transportonte Edi Ramën dhe Melonin, duke shfaqur një tabelë ku lexohej “1 miliardë euro spot elektoral”.
Në këtë moment ai është rrethuar sipas ANSA policët, por që siç dallohet nga pamjet janë truprojat e Ramës, punonjës të Gardës, të cilët e kanë zhvendosur me forcë menjëherë për të hapur rrugën.
Madje ANSA thotë se deputeti italian është parë me njolla gjaku në pjesën sqetullës.
Në këtë moment, Meloni doli nga makina duke iu drejtuar truprojave të Ramës në anglisht “Ju lutem lereni”, mesa duket pasi e pa se si po e trajtonin