Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm 35-vjeçarin Marsel Busho, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës me 5 vite burg si shkaktar i një aksidenti të rëndë, ku humbën jetën dy te rinj.
Aksidenti ndodhi në 20 gusht të vitit 2022 rreth orës 2:30 në afërsi të Rubikut, ku mjeti u përplas me barrierën metalike. Denis Gjeta, 30-vjeç dhe Marius Çeça 31-vjeç, të dy banues në Tiranë, humbën jetën në aksident.
Ata po udhëtonin si pasagjerë në makinën që drejtohej nga 35-vjeçari Marsel Busho.
Shkak për aksidentin u dyshua se bë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e 35-vjeçarit Busho.