
Vendimi i arbitrazhit të Bankës Botërore që gjobit Shqipërinë me 110 milionë euro në çështjen Becchetti ka marrë formë përfundimtare.
Përpjekjet e Shqipërisë për të kundërshtuar gjobën dhe më pas për ta rishikuar atë u refuzuan nga një trupë gjyqtarësh të arbitrazhit të Bankës Botërore me bazë në Uashington.
Sipas vendimit, Shqipëria duhet të nisë menjëherë pagesën e gjobës ndaj Francesco Becchettit, biznesmenit kontravers italian, që paditi Shqipërinë për mbylljen e televizionit të tij.
Pas vendimit të parë të gjykatës, Becchetti hapi një betejë në Austri, Holandë dhe Belgjikë për bllokimin e aseteve të shtetit shqiptar.
Por, pas kërkesës së palës shqiptare për rishikim të gjobës, nën pretendimin se kanë dalë prova të reja, gjykatat në të trija vendet refuzuan kërkesat e biznesmenit.
Me vendimin përfundimtar të gjykatës, tashmë nuk ka asnjë pengesë ligjore për biznesmenin italian që të kërkojë zbatimin e tij.