Arbana Osmani është ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.
Moderatorja në fund të “Big Brother” dha edhe lajmin e ëmbël, teksa tha se është në pritje të ëmbël për herë të tretë.
Pasi kreu disa udhëtime, Arbana është rikthyer në Tiranë, ku kalon ditët mes angazhimeve dhe pritjes së ëmbël.
Arbana së fundmi është fotografuar në shoqërinë e nënës së saj rrugës së kryeqytetit teksa shihet me barkun e rrumbullakosur.
Ashtu siç duket edhe në këto foto, Arbana dhe e ëma e saj janë lagur në shi, teksa nxitonin hapat. Kujtojmë që Arbana është nënë e dy djemve, ndërsa tani është në pritje të një vajze.