Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani pas përfundimit të spektaklit Big Brother Vip u nis drejt Maldiveve pvr të kaluar disa ditë relaxi pranë partnerit të saj, Eduart Grishaj dhe dy djemve Jon dhe Diell.
Ajo është kthyer së fundmi nga pushimet ku ka zhvilluar rubrikën ‘Ask’ në Instagram ku shumë ndjekës i kanë bërë pyetje të ndryshme.
Një ndjekës e ka pyetur Osmanin se në pas mbarimit të BBV a do të kthehet në ekran me program të ri.
“Jo, ca kohë do jem pushim nga Tv”, tha ajo.
Në natë finale të BBV, Osmani zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të tretë dhe kjo është një nga arsyet se pse ajo do të marrë një pushim nga televizioni.