Gazetari dhe analisti Arian Çani është shprehur mbrëmjen për garën për kreun e SPAK dhe marrëdhënies që pretendohet së është krisur mes Ramës dhe Kim.
Çani zbuloi se gjatë një ceremonie të mbajtur vetëm dy orë më parë në kuadër të 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës, kryeministri Rama i cili ishte dhe pjesëmarrës, është larguar menjëherë në momentin që ambasadorja amerikane ka mbërritur.
“Po e zbuloj tani këtë lajm që më ka ardhur nga burimet e mia. Vetëm para 2 orësh në hotel Rogner ishte një event për universitetin e Tiranës. Me atë rast kishte ftuar Ramën, Veliajn që morën pjesë me fjalime. Në një moment Ramsi vajti dhe kur vjen Kim, bam Ramsi ikën. Sa erdhi ajo iku ky”, u shpreh Arian Çani në një emision televiziv.
E premtja e 16 dhjetorit do ta gjejë Shqipërinë me një drejtues të re të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të dëgjojnë kandidatët Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani, e më pas brenda të njëjtës seancë do votojnë për drejtuesin e ri.