Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi u thirr ditën e sotme nga SPAK, për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me incerenatorin e Fierit.
Ai ka dëshmuar për më shumë se 5 orë dhe sipas burimeve një nga çështjet kryesore ishte ajo e pronës ku ishte ngritur incerenatori. Sipas akuzave të PD-së ai kishte shfrytëzuar një pronë private për ndërtimin e tij, edhe pse ligji parashikon që subjekte të tilla duhet të ngrihen në prona shtetërore.
Ai ka komfirmuar për mediat se isjte thirrur vetëm për incerenatorin e Fierit.
Armando Subashi: Kam dhënë deklarime mbi inceneratorin!
Pyetje: Do thirreni sërish në prokurori?
Armando Subashi: Atë e di prokuroria, nuk e di unë.
Pyetje: Prej sa orësh keni në SPAK?
Armando Subashi: Besoj dy a tre orë në mos gaboj.
Pyetje: Prokurorët kishin ndonjë akuzë ndaj jush apo thjesht në cilësinë e të deklaruesit?
Armando Subashi: Mos bëni pyetje të tilla, sepse asnjë gjë nuk do të merrni nga këto për aq kohë sa janë pjesë e hetimit.
Pyetje: Jeni të gatshëm të vini sërish në prokurori?
Armando Subashi: Patjetër që jam i gatshëm, në çdo moment. S’ka asnjë problem.
SPAK i nisi hetimet për inceneratorët në Gusht të vitit 2020, pas disa kallëzimeve e bëra në Prokurori.
Prokurorët arrestuan ish-ministrin Lefter Koka për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa shpallën në kërkim pronarët e kompanive koncesionare, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.