Arrestimi nga SPAK i Vangjush Dakos është i paplotë pa u prangosur edhe Ardian Çela , “mëkatet” i kanë bërë bashkë
SPAK arrestoi sot Vangjush Dakon dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë Durrës pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Kjo është një akuzë minimale në raport me bëmat e Dakos, megjithate nuk duhet të nxitohet askush.
Mirëpo arrestimi i Dakos është i paplotë pa futjen pas hekurave edhe të Ardian Çelës.
Durrsakët dhe shqiptarët lanë parë se çfarë është Dako është dhe Ardian Çela.
Nëse Dako ishte krahu politik i atij grupi që fundosi Durrësin dhe sektorin energjetik të Shqipërisë, Çela është krahu ekzekutiv, njeriu që implemeton marifetet e Gjushit.
Përveç mëkateve të bëra për llogari të Dakos, Çela ka edhe mëkatet e veta po aq të mëdha, prandaj Dakos i duhet një shok në qeli, dhe Çela është kandidati më i përshtatshëm pasi kanë bërë thuajse të njëjtin rrugëtim bashkë.
Prandaj arrestimi i Dakos është i paplotë pa arrestuar edhe Çelën. / GazetaJonë