Martin Mane , djali i oligarkut Samir Mane arrestohet nga Policia e Tiranës pasi ka shkaktuar një aksident rrugor dhe ka rezultuar në gjendje të dehur duke drejtuar makinën.

Gjithashtu, 28-vjeçari Martin Mane është konfliktuar me efektivët e policisë duke kundërshtuar kryerjen e testit të alkoolit.

Burime zyrtare nga policia e policia e Tiranës konfirmuan për Gazeta Jonë se 28-vjeçari ka shkaktuar një aksident me dëme materiale.

Arrestohet djali i biznesmenit Samir Mane , Martin Mane sherr me policët te Parlamenti
Arrestohet djali i biznesmenit Samir Mane , Martin Mane sherr me policët te Parlamenti

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Xhorxh Bush”, pranë parlamentit. Nën drejtimin e një automjeti, i riu ka përplasur dy makina të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Samir Mane , Marin Gjonaj , Theodhori Çami, Adrian Shatku, Vodafone Albania , EMRAT për të cilët duhet të flasë sot Meta para prokurorëve të SPAK

Por, disa metra më tej, sipas të njëjtave burime, Martin Mane është ndaluar nga efektivët e policisë.

Me këta të fundit nuk është treguar aspak bashkëpunues.

Zyrtarisht, policia sqaron se i riu i ka kundërshtuar efektivët për kryerjen e testit të alkoolit.

Megjithatë, testi u krye dhe sipas bluve, 28-vjeçari rezultoi në gjendje të dehur.

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë M.M., 28 vjeç, pasi në rrugën ‘Xhorxh Bush’, duke drejtuar automjetin, ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Disa metra më tej, pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, 28-vjeçari i ka kundërshtuar ata për kryerjen e testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, tha policia në njoftimin për ngjarjen, duke mos përcaktuar akuzat penale që janë ngritur ndaj të riut suç ndodh kryesisht me fëmijët e oligarkëve, politikanëve dhe të fortëve të këtij vendi. /gazetajonë