edison elezaj lajthiza

Arrestohet sërish Edison Elezaj , plagosi me armë tre persona te Savoy Garden i Ermir Ndreajt në Tiranë

Edison Elezaj, djali i biznesmenit të njohur Hajri Elezaj, është arrestuar sërish nga autoritetet, pasi akuzohet për shkelje të masës së arrestit shtëpiak të caktuar nga gjykata për një vepër tjetër penale. Sipas burimeve zyrtare, ai pritet të dalë para gjykatës këtë të premte për caktimin e masës së sigurisë.

Plagosi 3 persona, arrestohet Edison Elezaj , djali i pronarit të ujit Lajthiza

Në korrik të vitit 2024, Edison Elezaj ishte i pranishëm në një festë në restorantin luksoz “Savoy Garden”, i pozicionuar në kompleksin “Delijorgji” në Rrugën e Kavajës, Tiranë. Gjatë festës, ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip “TT” pa leje, duke plagosur tre anëtarë të së njëjtës familje: 36-vjeçaren Elona Pinari dhe vëllezërit e saj binjakë, A. Pinguli dhe D. Pinguli.

Pas ngjarjes, Elezaj u shpall në kërkim dhe u arrestua në shtator 2024 në një hotel në Kukës. Dy persona të tjerë, Arjan Dushaj dhe Dardan Zalli, u arrestuan për fshehjen e armës së krimit.

Arrestohet sërish Edison Elezaj , plagosi me armë tre persona te Savoy Garden i Ermir Ndreajt në Tiranë
Arrestohet sërish Edison Elezaj , plagosi me armë tre persona te Savoy Garden i Ermir Ndreajt në Tiranë

Edison Elezaj është djali i biznesmenit Hajri Elezaj, pronar i kompanisë së ujit “Lajthiza”. Emri i tij është përmendur në media për përfshirje në ngjarje të ndryshme penale, duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe autoriteteve ligjzbatuese.

Arrestimi i fundit për shkelje të arrestit shtëpiak shton shqetësimet rreth respektimit të masave ligjore dhe sjelljes së tij në raport me drejtësinë. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë gjykata në seancën e ardhshme. /gazetajonë