Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve ka arrestuar shefin e policisë së burgut të Drenovës.
Sipas informacioneve, Mariglen Kadiu ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit prej vitesh dhe është arrestuar për shkak të një çështje që i përket këtij institucioni.
Dyshimet janë që mund të ketë lidhje me ngjarjen në Burgun e Peqinit, ku u ekzekutua me armë zjarri Arben Lleshi.
Ai është lënë në arrest shtëpie nga gjykata. Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë.