
Operacioni i komisariatit nr 2 në Tiranë kundër lojrave të fatit zbuloi përfshirjen më këtë veprimtari djalin e biznesmenit Ymer Lala.
Në pranga si organizator ka përfunduar Ylard Lala i cili rezulton të jëtë edhe punonjës më gardën e Republikës.
Burime per ‘Ora News’ nga policia e shtetit bëjnë me dije se Ylard Lala kishte nën adminstrim një lokal në rrugën Andon Zako Çajupi ku gjatë kontrolleve u zbuluan në flagrancë edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në tavolinën e pokerit.
Personat e tjerë janë proceduar penalisht ku mes tyre ishte edhe nje vajzë.
Sipas policisë Ylard Lala 24 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal.