
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” ka bërë me dije se për tre ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë, makinat ka qenë të vjedhura në Shkodër.
Hoxha i bën thirrje policisë që të shkojë tek bandat.
Artan Hoxha: Për 3 ngjarjet e fundit në Tiranë, makina është vjedhur në Shkodër. Policia duhet të shkonte tek bandat. Dal unë në përgjime që flas me ta. Kur thonë “mos u merr me këtë punë”, dmth që janë të përfshirë vetë. Kur të thonë ndiq këtë linjë, të çojnë tek kundërshtarët e tyre.