Mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP” pa veç dramave të shumta (aka historisë së Luizit) dhe të eleminuarit, edhe dy hyrje të reja. Por nuk bëhej fjalë për asnjë prej emrave të përfolur këto ditë, teksa produksioni ka surprizuar me pëzgjedhjen e tij.

Kështu, hyrjet e reja ishin dy vajza, nutricionistja Diola Dosti, e njohur për punën e saj në rrjetet sociale dhe televizion dhe Nita Latifi, këngëtarja mga Kosova.

Vajzat e nisën “fuqishêm” rrugêtimin në reality show, me thumba që në klipet prezantuese ndaj banorëve ekzistues e jo vetëm, ndërsa do shohim si do përfshihen në dinamikat e shtëpisë, që duhet thënë nga sonte, kanë shkuar në tjetër nivel.