Muaj më parë Bora Zemani publikoi një video nga filmi “The lion king”, duke zbuluar se i pëlqen shumë emri i heroinës luaneshë, Nala. “Nëse një ditë do të kem një vajzë, ajo do ta këtë emrin Nala”, shkroi moderatorja krahas videos.
Të njëjtën gjë shprehu dhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdheu, pak kohë pas deklaratës së Borës. Së fundmi ai është bërë xhaxha për herë të parë dhe gjejeni çfarë? Ai i ka vendosur mbesës emrin Nala.
“U bëra xhaxha për herë të parë. Të paça me jetë mbesa ime! Faleminderit vëllait tim që ma la mua t’ja lë emrin. Mirë se erdhe në jetë Nala Xharavina”, ka shkruar Atdheu në një postim në Instastory.