
Një person është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme. Viktima është Martin Bardhi 63-vjeç. Ai kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu.
Në mars të këtij viti ai u arrestua, pasi tentoi që të vriste Saimir Reçin duke qëlluar në drejtim të makinës së tij. Për këtë ngjarje asokohe u shpall në kërkim djali dhe nipi i tij.
Pista e parë ku po hetohet është hasmëria dhe konfliktet e vjetra që ka pasur. Nuk dihet zyrtarisht nëse vrasja ka lidhje me ngjarjen e muajit mars.
Policia ka rrethuar zonën, por autorët kanë arritur që të largohen me shpejtësi.