Shqipëria nuk gjen qetësi nga atentatet e njëpasnjëshme, ndërsa policisë nuk i ka ngelur të bëjë gjë tjetër veçse të numërojë viktimat që përgjakin pothuajse çdo ditë vendin tonë.

Mesditë e së premtes një atentat brenda një lokali ka ndodhur në Shkodër në rrugën Isuf Sokoli. Viktimë ka mbetur shtetasi i identifikuar Elis Rroshkodoli, i cili u qëllua me armë zjarri tip pistoletë ndërkohë që ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Zdrales.

Mediat kanë zbuluar detaje në lidhje me këtë shkuarën e viktimës, i cili rezulton me precedentë penal për “Vjedhje”, “Plagosje” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Viktima, Elis Rroshkodoli
  • Kush është Elis Rroshkodoli

Viktima Elis Rroshkodoli ishte me precedent penal të mëparshëm lidhur me disa vepra penale.

Fillimisht në 2014 Elis Rroshkodoli është arrestuar me dhjetra persona të tjerë mes tyre edhe shqiptarë pasi akuzoheshin si grup i strukturuar kriminal sa i takon numrit të madh të vjedhjeve që kishin kryer në Belgjikë.

Më tej edhe në vitin 2023, mediat belge raportuan se një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga Policia rumune pasi ka plagosur rëndë pronarin e një klubi nate në Bukuresht të Rumanisë.

Më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Elis Rroshkodolin, ai dyshohet se gjatë një konflikti me pronarin e një klubi nate ka nxjerrë thikën dhe e ka plagosur më tej ai është arratisur.

Mediat e huaja shkruajtën për arratin e shqiptarit i cili u dyshua se mund të kishte udhëtuar ilegalisht drejt Stambollit, por këto mbetën informacioneve të pakonfirmuara nga Policia.

Policia ka sjell detaje të reja në lidhje me vrasjen në Shkodër. Ndërkohë që policia gjatë kontrollit në trupin e viktimës ka gjetur një armë tip pistoletë dhe një fishek në folje gati për qitje.

Sa i përket autorit, ai ende nuk është identifikuar, por policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e detajeve.

  • Çfarë njofton policia për atentatin

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje. 

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. 
 
 Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit”- njofton policia.