IMG_9483

Brunilda Gjoni, ka rrëfyer ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 1 shkurtit në Tiranë, ku i ati, Hekuran Gjoni qëlloi me thikë të birin, Asim Gjonin i cili fatkeqësisht humbi jetën.

Për News24, ajo ka hedhur poshtë të gjithë aludimet se shkak i kësaj ngjarje e cila përfundoi në një vrasje ka qenë kërkesa e saj për t’i marrë pasurinë e babit vëllezërve.

Duke theksuar se asnjëherë nuk i ka interesuar pasuria e të atit, Brunilda tha se prej vitesh vëllezërit e saj kanë qenë në konflikt me njëri-tjetrin dhe se kanë qenë të përgatitur për një tragjedi.

Ndër të tjera, ajo ka kërkuar ndihmë nga shteti pasi familjarët e saj po e kërcënojnë.

“Asnjëherë nuk i kam thënë babit ma hidh mua shtëpinë. S’më kanë telefonuar, më kanë kërcënuar dhe më kanë thënë mos hajde në këtë lagje. E kur të dalësh nga spitali mos hajde këtu te babi se po erdhe je e vrarë”, ka thënë ajo, teksa më tej është rikthyer natën e krimit ku dhe ka treguar me detaje se si ndodhi ngjarja ku viktimë mbeti vëllai i saj, Asim Gjoni, i cili la jetim dhe dy fëmijë të mitur.

Pjesë nga fjala e Brunilda Gjonit:

Në mos njëri tjetri do bëhej një vrasje në atë shtëpi. Të gjithë kanë kontribuar në atë shtëpi.  Pasuria është ndarë dhe shtëpia është në emrin e Asimit. Mesa di unë kati i parë është në emër të Asimit.

Mua s’më ka interesuar pasuria e babit. I kam thënë babit lere shtëpinë dhe hajde me mua jashtë shtetit.

Tre vëllezërit pinë shumë dhe kurrë nuk kanë shkuar mirë me njëri tjetrin. Kam shkuar te babi, unë nuk e di pse më kanë marrë inat.

Sa jam ndarë, kurrë vëllezërve dhe babit tim nuk ua kam pasur ndihmën. Se di pse vëllezërit mendojnë që unë dua tu marr pasurinë. Asnjëherë nuk i kam thënë babit ma hidh mua shtëpinë. S’më kanë telefonuar, më kanë kërcënuar dhe më kanë thënë mos hajde në këtë lagje.

E kur të dalësh nga spitali mos hajde këtu te babi se po erdhe je e vrarë. Unë vetëm ndërhyrja për të ndarë babain dhe vëllain. Ishim duke ngrënë bukë unë babi dhe mami.

Vjen Asimi në atë moment por e pashë që kishte pirë shumë, edhe babi kishte pirë shumë dhe ky filloi duke ngacmuar babin me fjalë të rënda, ti ke pasur dashnore këtë, babi nuk po i bënte shamatë i tha vetëm ha bukë dhe ik në shpi tënde. Ndërkohë e kapi babin, e po i ‘thoshte shife-shife sa i ka, marshallah’.

E kapte babin në vend intime dhe babi i ra me shpullë i tha o maskara është vajza këtu ke motrën afër. Ky pse i ra babi me shpullë u ngrit Asimi ‘kë kap kë gjun me shpullë po unë të vras për dy sekonda. E kapi për fyti dhe nuk po e lëshonte.

Betohem në Zot i thashë mos Asim se është i vjetër, nesër mund të ta bëjmë fëmijët e tu këtë.

Ky lëshon babin dhe më përplas dhe mi ka thyer tre brinjë pasi më ka përplasur mua e ka kapur babin për fyti, në atë moment kur jam ngritur unë kam shkuar te vëllai lart dhe i kam thënë Valentin hajde se po zihen babi me Asimin.

Erdhi Valentini kur pamë babi ia kishte ngulur thikën. Thika ndodhej në tavolinë siç premë bukën

Unë nuk kam lidhje me Asimin, vetë e filluan sherrin. Në atë shpi njëherë vrasja do bëhej. Ata kurrë në jetë nuk kanë pasur lumturi. Ato kanë qenë gjithmonë, mendjen e kanë pasur të pinë./gazetajonë