
Ndodhi dhe kjo! Ministrja e Infrastrukturës, pa ndonjë lidhje direkte me Turizmin, shkon merr ministrin e Mbrojtjes, Piro Vëngu dhe një Admiral të Flotës Detare dhe u detyron të bëhen audiencë për shfaqjen e radhës, kësaj radhe mbi anije ushtarake.
Piro Vëngu, është në fakt në vendin e tij, si ministër i Mbrojtjes, mbi një anije ushtarake. Më shumë se Vëngu, edhe Admirali, që Belinda i thotë fillimisht “Mjeshtër”, është në vendin e tij të punës, por Belinda vjen nga jashtë dhe u bën rreshtore si ministrit në detyrë ashtu edhe Admiralit duke u dhënë leksion se si duhet bërë monitorimi i plazheve.
Admirali i shkretë rri me duar kryq para Belinda Ballukut, kurse Piro Vëngu, një ish-vartës i saj në krye të Portit të Durrësit, miraton me kokë deklaratat e saj.
Mirëserdhes në shtetin e Belinda Ballukut!