Banda e pyjeve, arrestohen Shaqir Alcani , Algert Alcani dhe Edmir Boci : Si i vunë biznesmenit Erald Myftaraj pistoletën në kokë që të tërhiqej nga tenderi

Eral Myftaraj, administrator i një biznesi me qendër në Cërrik është kërcënuar me jetë nga 4 persona që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës për furnizimin me lëndë drusore dhe sipas burimeve për Report Tv tenderi kapte vlerën 1 milionë euro. Policia ka arrestuar Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe ka shpallur në kërkim L. K., 38 vjeç.

Arrestimi i tyre u krye pas një hetimi një mujor! Sipas policisë ato e kanë kërcënuar në muajin prill Erald Myftarjan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai administronte. Mësohet se Eral Myftaraj nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

Nga të dhënat se zbuluara nga Gazeta Jonë rezulton se një nga të arrestuarit Shaqir Alcani rezulton pronar i firmës ‘Alcani sh.p.k.’. Kjo firmë ka përftuar 28 tendera, 13 prej tyre në bashkinë e Tiranës. Firma rezulton se kryesisht furnizonte me lëndë djegëse për ngrohje objekte arsimore. Vlerave e tenderave të përfituara në përgjithësi nga kjo firmë nuk e kanë kaluar shifrën e 400 mijë euro.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare. Të arrestuarit akuzohen, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.