Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me operacionin e përbashkët me Italinë, ku autoritetet përtej Adriatikut goditën një bandë kriminale “me bazë në Shqipëri” të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të kokainës si dhe një bande tjetër italo-kineze, e cila dukej se ofronte shërbimin e “bankës” për këtë grup kriminal.

Në njoftimin e saj, SPAK bën me dije se në Shqipëri ështruar kontroll në 21 banesa dhe ambiente të tjera, teksa janë arrestuar dhe dy persona, shtetasit Jurgen Kacurri dhe Arjanit Maloku.

Gjatë këtij operacioni SPAK ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale.

Nga hetimi ka rezultuar ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, i cili ushtronte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë. Ky grup kriminal e ushtronte aktivitetin kriminal në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër.

Të dyshuarit pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë Euro.

Nga hetimi janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë,  të përllogaritura në vlerën prej 60 milion Euro cash.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Ndërkohë, mediat italiane raportuan se hetimet po ndiqen nga Prokuroria e Breshias, e cila ka lëshuar 61 urdhër-arreste dhe në operacion u angazhuan gati 400 karabinierë.

Kjo bandë kriminale u “godit” pas zbërthimit të aplikacionit “Sky Ecc”, i përdorur kryesisht nga krimi, teksa hetimet kishin nisur që në vitin 2020.

“Aktiviteti hetimor u krye përmes të dhënave të siguduara nga SKY ECC të cilat u ballafaquan nga përgjimet telefonike, telematike e mjedisore të kryera paralelisht krahas aktiviteteve hetimore më tradicionale.

Në veçanti, grupi kriminal, me bazë në Shqipëri dhe me strukturë të pranishme në territorin kombëtar, ka importuar në Evropë drogë nga Amerika Latine përmes përdorimit të rrugëve të transportit detar të mallrave për ta sjellë në Itali përmes Spanjës e Holandës.” thuhej në njoftimin e Guardia di Finanza.

Organizata kishte pesë baza logjistike operative të identifikuara në zonën e Italisë së veriut, në të cilat dorëzohej droga dhe administroheshin paratë e siguruara nga shitja e saj ndërsa një strukturë kriminale paralele, e cila u përshkrua nga hetuesit si grup italo-kinez, merrej me shërbimet shërbimet financiare, përfshirë transferimin e kapitaleve të paligjshme jashtë vendit.

Hetuesit gjetën një sasi të stërmadhe faturash me vlerë totale prej 375 milionë eurosh të përdorura për të qarkulluar paranë që në të vërtetë vinte nga trafiku i drogës. Kjo skemë, sipas hetuesve italianë, është novatore për krimin e organizuar pasi pakëson rreziqet e kapjes së parave cash nëpër pikat e kalimit kufitar si dhe duket sikur i kushton më pak përdoruesve.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot më datë 25.09.2024, në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet italiane, zviceriane, polake, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer një operacion të përbashkët në kuadër të hetimeve për veprat penale Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe “Mashtrimi në investime në shuma të mëdha”.

Nga hetimi ka rezultuar ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, i cili ushtronte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë.

Ky grup kriminal e ushtronte aktivitetin kriminal në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër.

Të dyshuarit pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë Euro.

Nga hetimi janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë,  të përllogaritura në vlerën prej 60 milion Euro cash.

Sot, më datë 25.09.2024, në Republikën e Shqipërisë, janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambjente të tjera. Janë arrestuar në flagrancë dy pjesëtarë të grupit kriminal, shtetasit me iniciale J.K. dhe A.M. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale.