
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha që dje nisi rikthimin në skenën politike duke tentuar ngjitjen sërish në krye të opozitës i është përgjigjur Sali Berishës, që sot tha se kontrollohet nga Edi Rama. Për Bashën, Berisha po shpik armiq për hallin e tij që është tjetër nga ai i qytetarëve.
“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve” tha ai.