Zotimi i radhës i Lulzim Bashës është se mazhoranca nuk do të ketë më qetësi. Gjatë një takimi me degën 8 në Tiranë garantoi një aksion opozitar të mirëmenduar, derisa qeveria të kthehet në opozitë.
Basha akuzoi PS se po synon të ketë nën kontroll SPAK. Rregulla të barabarta loje sipas Lulzim Bashës mund të vendosen vetëm duke bërë reformën zgjedhore dhe duke hapur listat 100 përqind.
Sipas Bashës, PD është e vetmja parti politike jashtë sistemit të zullumit.