
Këngëtarja e njohur Merita Halil, dhe bashkëshorti i saj Raif Hyseni, ishin të ftuar në emisionin “Rudina”, ku edhe treguan më shumë për martesën e tyre.
Gjatë bashkëbisedimit në studio, Raifi tregoi një sekret; ai e kishte harruar njëherë ditëlindjen e bashkëshortes, ndaj dhe për të rregulluar marrëdhënien me të, kishte zgjedhur që t’i bënte dhurata çdo ditë. E po ashtu, ata u shprehën se sekreti i lumturisë së tyre është toleranca, pak xhelozi dhe disa harresa që ‘zhbëhen’ me gjeste të ëmbla.
PJESË NGA BISEDA:
Rudina Magjistari: Cili prej jush e harron ditëlindjen e partnerit? Oh, Raifi. Merita s’harron kurrë?
Merita Halili: Asnjëherë.
Raif Hyseni: E di pse? Se gjithmonë e trajtoj sikur e ka ditëlindjen çdo ditë.
Rudina Magjistari: Kështu që merrke shumë dhurata gjatë vitit, Merita?
Merita Halili: Shumë.
Merita dhe Raifi, prej 33 vitesh janë partnerë në jetë e në skenë dhe vazhdojnë të ruajnë dashurinë njësoj si ditën e parë.