Bashkimi Europian pret që qeveria të zbatojë strategjinë antikorrupsion në Kadastër, Administratë Tatimore, Doganë dhe tek Prokurimet Publike.

Në fjalën e mbajtur në forumin rajonal mbi mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit, ambasadori i unionit europian në Tiranë, Silvio Gonzato shfaqi mbështetjen për komisionin ‘Xhafaj’, teksa kërkoi rezultate konkrete.

“Kuvendi krijoi një Komision të Posaçëm me synimin e avancimit të reformave të mirëqeverisje, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit. Kjo është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, duke përfshirë kështu një sërë aktorësh dhe ekspertësh. Në fakt një përpjekje në të gjithë vendin dhe sigurisht që duke patur parasysh rezultatet që janë arritur duhet të vijojmë më tej. Në Shqipëri ne presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupsion 2024-2030 të përfundohet të shpejti dhe të miratohet. Pas miratimit ne presim zbatimin e plotë të kësaj strategjie, në ve?anti në sektorë me rrezik të lartë si Kadastra, Administrata Tatimore, Dogana, Prokurimi Publik, arsimi dhe shëndetësia”, tha Gonzato.