Dyshimet se diçka nuk shkon me Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshajt mesa duket janë të vërteta dhe ata nuk janë më çift.
Përmes një postimi në Instagram pak minuta më parë, Beatrix ka vendosur një kryq në fjalinë “No fake stories” (Jo histori të rreme”), fjali që ishte si “moto” e lidhjes së tyre.
“Ja tek e keni, e rregullova,” shkruan ajo – pra “histori false” – shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një tjetër që nënkupton të qenit aktor, pra jo i vërtetë. Postimi është lehtësisht i kuptueshëm që i referohet raportit me Donaldin.
Përpos kësaj, ajo ka hequr nga Instagrami të dy vëllezërit Veshaj.
Asnjë nuk ka dhënë arsye për ndarjen e papritur, cila nisi të përflitej së fundmi për shkak të faktit që nuk janë shfaqur në shoqërinë e njëri-tjetrit, përfshirë këtu edhe gjatë festës së organizuar nga produksioni i “Big Brother VIP”.