Së fundmi miqësia midis Ilir Shaqirit dhe Tan Bramës u vu në qëndër të vëmendjes nga mediat menjëherë pas deklaratës së Tan Bramës në emisionin “Live From Tirana” i cili në raport me miqësinë me Ilirin deklaroi duke thënë:
“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”
Nga ana tjetër pas një heshtje nga ana e Ilirit ka ardhur dhe kundërpërgjigja ndaj këtyre deklaratave ku emri i tij ishte i përfshirë, i ftuar në emisionin me Rudina Magjistarin ka thënë:
Problemi i Tanit është që në 21 ditë që qëndroi brenda shtëpisë, mezi arriti të lidhte 21 fjalë. Dhe i vetmi person që i dha akses në atë shtëpi për sa i përket komunikimit ishte Ilir Shaqiri. Dhe nëse Dritan Brama nuk di ta vlerësojë këtë gjë, atëherë është problemi i tij. Balerinët e Tan Bramës kanë kërcyer te spoti i Digitalbit ku unë jam imazh, por unë nuk kam lutur njeri me zor të vijë. Për më tepër që Digitalb i ka paguar balerinët që kanë qenë aty me kontratë. Balerinët e Tan Bramës janë maxhorenë dhe kanë një koreograf që mund t’ua kishte vizionuar kontratën. Është absurde që mbas 10 ditësh që ndodh ky xhirimi i klipit, dhe ata paguhen siç është në kontratë, unë dëgjoj mesazhe nga ana e Tan Bramës: ‘Ah, po balerinët e mi nuk paguhen kaq pak lekë’. Sepse nëse ti ke diçka për të kundërshtuar rreth pagesës, e bën përpara se të firmosësh kontratën. Sepse pas kontratës ti mund t’i japësh një vlerë vetes që mund të jetë stratosferike. Përgjigja e fundit, thënë shkurt, është: Bëj nder, gjej qeder”, tha Iliri.