Aknet mund t’ju tundojnë t’i ngacmoni, por në disa raste, shtrydhja e tyre mund të jetë shqetësuese. Enët e gjakut janë të përqëndruara në disa zona të fytyrës dhe nëse shtypni aknet në ato zona, ekziston një rrezik i vërtetë që në tru të përçohen infeksione.
Cilat janë këto zona që s’duhet t’i ngacmoni kurrë? Quhet “trekëndëshi i rrezikut”, ku përfshihet pjesa e syve, hunda, buza e sipërme dhe cepat e buzëve.
Ç’lloj rreziku kanoset?
Sipas dermatologëve, nëse këto zona infektohen dhe nuk trajtohen siç duhet, mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut ose trombozë, infeksion e deri meningjit në tru në raste ekstreme.
Kjo nuk duhet t’ju panikosë, por është gjithnjë mirë të jeni të informuar për pasojat pas çdo veprimi që bëni, sidomos kur bëhet fjalë për trupin dhe shëndetin tuaj.