Beniada Nishani është një emër tashmë shumë i dëgjuar dhe i dashur për publikun.

Ish-finalistja e Big Brother Vip që pas daljes së saj nga shtëpia është angazhuar me projekte në television. Së fundmi atë e gjejmë në jurinë e He/She’s on Top. Interesi i publikut për të ditur çdo herë rreth saj mbetet i madh. Së fundmi ajo është prononcuar mbi jetën private dhe projektet e saj në një intervistë për emisionin “Gjesi” në T7.

Modelja u shpreh se ndihet shumë mirë dhe po punon fortë në emisionet ku bën pjesë.

“Po i marr gjërat avash-avash, po punoj shumë. Jam shumë e lumtur se mbas Big Brotherit ka qenë një super surprizë për mua. Po punoj, jam në She’s on Top dhe te Procesi dhe gjërat po shkojnë mirë,”-është shprehur Beniada.

Teksa për jetën profesionale është shumë e entuziazmuar të flasë, tek jeta private situata ndryshon.

“Nuk e di unë e shkreta ça po më bën vaki,”- tregon ajo duke qeshur.

Ndërsa, kur u pyet nëse është në një lidhje ajo nguroi të bëjë një deklaratë. Në këtë moment gazetari e ngacmon duke i thënë nëse do donte një djalë si ai nga Kosova, dhe modelja nuk mendohet dy herë t’i japë një përgjigjë.

“Patjetër, unë vdes për kosovarët,”-përgjigjet ish-banorja e BBV.


Ju kujtojmë që mes shumë emrave të politikës dhe ekranit që kanë marrë pjesë në homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani më herët ditën e sotme ka qenë edhe Beniada Nishani, e cila ka lidhje farefisnore mes ish-kreun e shtetit.

Beniada është fotografuar nga Panorama.al e vetme teksa mbërrinte për homazhe në ambientet e presidencës.