Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Lulzim Bashës ia ka mbyllur dosjet Edi Rama. Në një komunikim me gazetarët, Berisha u shpreh se deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj do të shkojë në SHBA, ndërsa Basha jo.
“Atë thirrje e kam bërë unë me kohë, por personi i vetëm që është në përballje me drejtësinë ndërkombëtare dhe shqiptare është Lulzim Basha. Ju kur të dalë para jush e pyesni, për çfarë arsye u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkove dot në SHBA.
E ka të hapur dosjen Nik Muzin nga FBI. Nëse shkonte përballej me ligjin. Kjo ndodhte. Ndaj u kthye kështu që ju kur të dalin politikanët para jush, kur keni fakte konkrete ju duhet ta pyesni.
Gjekmarkaj do niset për në SHBA, ai u rikthye. Ju duhet të pyesni pse Rama të mbylli dosjen e rusëve. Na nxirr deklaratat e një shqiptari që ka paguar Nik Muzin me paratë e tij.
Ju duhet të ruani sensin e investigimit, në interesin më të mirë të progresionit tuaj. Për të mos thënë pastaj për dosjen e Toytoita Yaris. Pra nëse ka një njeri që për afera korruptive të pyetet pas Edi Ramës, është pikërisht Lulzim Basha”, tha Berisha.