Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë publike kërcënimet që i ka bërë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kryeministrit Edi Rama në lidhje me hetimet për aferën e strelizimimeve dhe Check-upit në shëndetësi.

‘Beqaj kërcënoi Ramën duke i thënë se ‘Vilma Nushin ma solle ti, nuk e kam njohur kurrë’, tha Berisha në protestën që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Aferë kriminale e paimagjinueshme është check-upi. Komisioni i KLSH ka gjetur se Vilma Nushi, e cila meriton çdo epitet, por unë nuk po e prish gojën, është paguar në 2 vjet, nga Beqaj dhe Korba e Kovidit për 455 mijë analiza të pakryera kurrë.

A ka krim më të shëmtuar se ky? Në një kohë kur qytetarët e varfër mbeten viktimë e pamundësisë për të bërë një analizë. Shesin ç’kanë dhe nuk jkanë për të paguar analizat që u duhen për diagnozë.

Kurse Beqaj i Ramës dhe Korba e Kovidit i paguanin Vilmës 455 mijë analiza të pabëra kurrë. Miqtë e mi, një debat të zhvilluar midis Edi Ramës dhe Ilir Beqës, në të cilën Edi Rama gati sa nuk po i thoshte se ti Ilir ke ngrënë dardha, nuk ia dha dot, se Iliri e kuptoi dhe i tha: Atë Vilmën ma ke sjellë ti, unë nuk e kam njohur kurrë.


Kjo është e vërteta.

Po kaq janë vjedhjet e tmerrshme me analiza.

Asnjë i burgosur, asnjë i dënuar.

Po kaq janë vjedhjet dhe dënimi me vdekje të të sëmurëve me sëmundje të rënda duke mos u dhënë ilaçet.

Duke mos marrë mjekimet që meritonin.

Nuk ka drejtësi! Për Dumanin, këtë kriminel në krye të organizatës kriminale nuk është krim të lësh tre vjet 600 gra e vajza pa radioterapi, metodë kryesore e mjekimit të tyre

Nuk është krim të lësh 200 të sëmurë pa voltoterapi.

Nuk është terapi të lësh qindra e qindra fëmijë pa mjekimin e tyre.

Nuk është krim vepra makabre e ish-kunatës së Edi Ramës, që rifut në qarkullim ilaçet e skaduara duke urdhëruar mashtrimin.

Nuk është krim për Dumanin, këtë monstër të drejtësisë. Nuk janë krime këto.

Por duhet të mbrojë Edi Ramën dhe vjedhjet e tij.