Ashtu siç pritej, ende pa nisur seanca, në sallën e Kuvendit ka tensione mes palëve politike.

Punonjësit e Gardës janë rreshtuar pranë foltores dhe ulëseve të PS-së, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk heqin dorë nga përpjekjet për të bllokuar punimet e Parlamentit.

Ndërkohë kreu i demokratëve, Sali Berisha është futur në lidhje Live në Facebook-un e tij, duke hedhur akuza të njëpasnjëshme ndaj mazhorancës, që nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e deri te kreu i qeverisë Edi Rama.

Sali Berisha: Po pse i mbani këto gardistë, keni kaq frikë prej opozitës?!  Këtu është me mosbindje civile, por nuk ka punë me ju, gjithë problemin e ka me Edi Ramën. Në ditën më solemne, Çuçi s’ka ardhur fare, në ditën që duhet të miratohet buxheti.

Këta kanë tmerr nga buxheti se është ai i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit. Ku lejnë Felajt, felë për të tjerë?! Më mirë thojini asaj mos të çojë 4 familjarë nëpër Prokurori, se kur burrin e saj e morën peng në Urën Vajgurore se u premtoi banditëve lirimin, shkloi kjo e çliroi, e di vetë sa pagoi.

Burri i saj është prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Ja ku erdhi Ulsiu, që i ka ditët e numëruara, bodyguardi i Edi Ramës, ik më mirë para se të heqë ai ty! Taulanti s’ka ardhë akoma se po merret me biografinë e oficerëve të policisë, ndërkohë që është njeriu më i lidhur me bandat. Bëj ç’të duash Ulsi, ke marrë fund! Ministrja e Anti Kulturës që i jep tendera thjeshtrës, në kundërshtim me çdo standard, ajo akordon me firmën e saj, me zemrën e saj, tendera vetëm thjeshtrës së parë të vendit.

Po ajo tjetra? Ms.Covidi, ajo që çoi në atë botë dhjetëra mijëra shqiptarë për shkak të vjedhjeve të tmerrshme. Ajo është për t’i thënë Misses Mortja, por me vjedhjen e të sëmurëve, është kampione në botë. Po, po ke vjedhur! Ke vjedh me Edi Ramën ndaj dhe ke imunitet. Ministrja që e mbylli me 20 mijë të vdekur, me rekord botëror.

Ajo është Ibrahimi, një falsifikatore e famshme. Ajo tjetra nuk ka ardh ajo, ish-ministrja e Financave se edhe ajo ka marrë një post të ri, kjo është pak a shumë. Ulusi, ka një pyetje: A ka mbetur mushkë në fshatin tënd pa u punësuar?

Se farefis si i ke pas i ke punësuar të gjithë me nga dy rroga, por në fund thonë se ka marrë dhe mushkat e fshatit për të të bërë ty qejfin. E ka vendin tek Shullazi, se është një kriminel elektoral. Ulusi, bëj sa të duash bodyguardin e Edi Ramës, por krimi elektoral do të të ndjekë ty gjithë jetën tënde, ndaj dhe je i djegur.