Në 54 vite punë, kam në bankë një kursim rreth 100 mijë euro”. Kështu ka deklaruar sonte në “Opinion” kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai theksoi se të gjitha akuzat ndaj tij për pasurim nëpërmjet postit janë mashtrime, duke theksuar se edhe apartamentin ku jeton e ka blerë bashkë me të shoqen.

“Këtu më lehtëson shumë ai që po bëjnë skapistët e partisë, ai që quhet vetting financiar. Ju deklaroj mbarë shqiptarëve se Sali Berisha në 54 vite punë, edhe në diktaturë për atë kohë kam pasur rrogë të mirë… Ka arritur bashkë me bashkëshorten e tij mjeke, të blejë gjithsej 40 m2 sipërfaqe ndërtimi nga ‘90 që kisha te apartamenti i vjetër, sot e kam 120 e ca. Disponon, në bankë një kursim rreth 100 mijë Euro! Kjo është e gjithë pasuria e Sali Berishës! Unë për të blerë një apartament të plotë, duhet të merrja kredi. Kurse zotëria e tij (referuar Altin Dumanit) ka 3 apartamente të regjistruara. Kraja me vila e të tjerë, këta janë persona që duan të mbulojnë vjedhjen e tyre, larjen e parave dhe akuzojnë Berishën për korrupsion”, tha Berisha.