Pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha foli për gazetarët, duke u shprehur se ka vetëm një grup parlamentar të Partisë Demokratike.
Berisha u shpreh se PD do të bashkohet dhe do të shndërrohet në një forcë politike që Shqipëria nuk e ka pasur ndonjëherë.
“Selia është e PD dhe nuk ka asnjë diskutim. Jemi në proces e sipër të të gjitha vendimeve që do merren dhe PD do bashkohet do shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka patur më të fortë Shqipëria ndonjëherë”.
Ndërsa qëndrimin e Alibeajt, ku një ditë më parë i kërkoi që të largohej ashtu siç bëri Basha, Berisha kishte këtë koment: “Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale”.