Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një takim me demokratët e Degës 2 në Tiranë, ku kërkoi nga anëtarët e PD-së të shumëfishojnë forcat dhe të triumfojnë në zgjedhjet lokale.
Berisha nënvizoi se PD nuk mund të shndërrohet vetëm në një makineri fjale, por duhet përballet me regjimin dhe të fitojë në zgjedhje.
“Fitore ose të shuhemi, nuk ka kjo një rrugë të dytë. Se edhe të rrimë dhe t’i bëjmë fresk atij që vodhi votat dhe thotë do i vjedh më shumë akoma, nuk mund të shndërrohemi ne në një makineri fjale.
Nuk mund të shndërrohemi në një makineri fjale. Duhet të bëjë secili një debat me veten dhe a kemi ne forcë 100 herë më të madhe për ta qërruar këtë kalbësirë nga pushteti. Ai nuk respekton asnjë normë morale, asnjë rrregull. Kthehuni pak në diktaturë ju kujtohet fliste njeri me gjuhën e tij, si flet në parlament ky. Jo nuk fliste kush, lëshonte ndodnjë të sharë Mehmet Shehu apo Shefqet Peçi, por jo absolutisht jo. Ishin ç’ishin por atë gjuhë nuk përdornin. Ky përdor një gjuhë halabaku në çdo dalje në parlament kundrejt opozitës.
Ne kemi shumë problem me atë dhe duhet t’i përgjigjemi”, tha Berisha.