
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim përmes një postimi në Twitter ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur këtë të enjte në Kuvend ku ish-kryeministri Berisha përzuri nga foltorja kreun e grupit të PD-së Enkelejd Alibeajn.
“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, rrahjes ose largimit të të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit – ato ditë i përkasin një të shkuare që duhet. Të mos përsëritet!”, shkruan Kim.