-640-0-dth544-1740933401

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë në Milano, denoncoi qeverisjen aktuale, duke e cilësuar atë si një regjim që grabit pasuritë e shqiptarëve dhe burgos kundërshtarët politikë.

“Ju jetoni në një vend të lirë dhe e dini se nuk ndodh që kundërshtarët politikë të burgosen për të vjedhur mandatet. Nuk ndërtohen rrugë dhe shkolla me 10-fishin e çmimit për të grabitur qytetarët. Nuk pasurohet një grusht hajdutësh në krye të shtetit dhe qeverisë me pasuritë e popullit”, tha Berisha.

Ai theksoi se mbështetja ndërkombëtare për opozitën po rritet, duke përmendur se strategu kryesor i rikthimit të Donald Trump është tashmë pjesë e fushatës së PD.

“Kush do ta besonte nëse do ta thosha disa muaj më parë se për të drejtuar fushatën tonë ka ardhur kryestrategu i planetit? Apo se qindra parti të qendrës së djathtë, në tre rezoluta, do të dënonin regjimin e Edi Ramës dhe narkodiktaturën?”, deklaroi ai.

Berisha u bëri thirrje emigrantëve të angazhohen dhe të kontribuojnë për ndryshimin politik në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e votës për të rrëzuar qeverinë aktuale. /gazetajone