Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur këtë të Martë në orën 14:00 në ambientet e Gjykatës së Posaçme për t’u marrë në pyetje për aferën me kompleksin “Partizani”.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ai deklaroi se nuk do të paraqitet në SPAK pasi procedurat janë kryer në shkelje të Kushtetutës, referuar faktit se nuk është marrë parasysh autorizimi nga Kuvendi për këtë vendim.

Pyetje nga gazetarët: A do t’i rezistojë Sali Berisha një marrjeje me forcë?

Sali Berisha: Tani, se sa kureshtje keni ju, unë besoj që me këto që u përgjigjëm jam korrekt fare. Pra, piramida e trillimit, e mashtrimit, e falsifikimit do të shembet dhe u garantoj ju siç ka ndodhur.  Kurse nuk pengoj asnjë proces gjyqësor, hetimor etj. E vetmja gjë, kjo është totalisht një formalitet, por një formalitet që buron nga Kushtetuta e vendit dhe unë nuk mund ta shkel.