
Përjashtohet nga seancat plenare për të dytën herë për këtë sesion parlamentar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Mësohet se ‘Komisioni i Etikës’ ka marrë vendimin duke përjashtuar për 10 ditë Berishën dhe deputetin Flamur Noka nga seancat plenare, ndërkohë për Belind Këlliçin dhe Edi Palokën është marrë vendimi që të përjashtohen nga 5 ditë.
Ky vendim vjen pas tensioneve dhe debateve në seancën e fundit plenare, ku jashtë Kuvendit u mbajt dhe një protestë e thirrur nga opozita. Kjo është hera e dytë që Berisha përjashtohet brenda një harku kohor të shkurtër nga Kuvendi, ndërsa PS e ka akuzuar atë për fyerje ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe thyerje të rregullores.