Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë që nuk ka folur për ish-deputetin Aqif Rakipi dhe për deklaratat që Basha bënte ndaj tij pas zgjedhjeve, për shkak se ata të dy janë takuar disa herë me njëri-tjetrin dhe ka pasur përpjekje për ta vendosur në koalicionin e PD.
“Që kur kam nisur karrierën politike në cdo pozicion kam qëndruar ndër ligjin. Kjo është arsyeja që ske dëgjuar një fakt që të provojë që kam shkelur ligjin. Shteti ligjor, ka qenë premtimi madhor i kësaj partie. Unë kam shprehur hapur dhe qartë mendimin tim. Kam qenë dhe do të mbetem për të gjithë sanskionet që mbështeten në prova. Nuk kam hezitim për cilindo. Rasti konkret, nuk jam future shumë në hollësi se pot ë futesha më dilte një seri drekash dhe darkash të Lulzim Bashës me Qifen dhe përpjekjet e tij për ta vendosur në koalicion me PD. E kam takuar një herë në jetën time, dënoj aktet e blerjes apo shitjet e votës. Unë e kam mbajtur përgjigjen time që mbështes argumente e prova dhe sigurisht nuk mbështes vendime pa argumente dhe prova, unë dënoj cdo akt dhe blerje votash. Unë nuk kam folur për personin, sepse më dilte seriali i drekave të Bashës me këtë. S’kam dashur të ndërhy në këto drekat dhe darkat, në cështjet private. S’e kam parë të arsyeshme”, tha Berisha.