Ish-kryeministri Sali Berisha e ka fokusuar temën e protestës së tij nga dritarja e shtëpisë te operacioni i SPAK për goditjen e grupeve kriminale.
Pak kohë pasi e akuzoi dhe sulmoi SPAK-un, duke thënë se arriti të arrestojë vetëm “rojet”, Berisha është fokusuar te lidhja, që sipas tij personazhet e botës së krimit kanë me Edi Ramën.
Ndër të tjera Berisha ka përmendur edhe emrin e Tom Doshit, duke u shprehur se ai ka lidhje me Durim Bamin, por sipas Berishës, Bami është “ushtar i Edi Ramës”.
Madje Berisha ka shkuar edhe më tej duke thënë se Edi Rama e ka dërguar Durim Bamin të takohet me ish-agjentin e FBI Charles McGonigal.
Deklarata e Berishës:
Mbrëmë në studiot televizive ishte një personazh i kudogjendshëm, Durim Bami.
Ju kujtohet intervista e famshme e Tom Doshit ndaj Durim Bamit.
Shumë nga ju mund ta mendojnë Bamin si njeriun e Doshit dhe nuk është se ai nuk është i lidhur me Doshin.
Por Bami, për çdo njeri që i thotë të vërtetës, të vërtetë, është një ushtar i Edi Ramës.
A nuk është Edi Rama që e mori me avion Durim Bamin dhe e çoi në Vjenë te McGonigal për të faktuar se ishte porositur të bënte atentat?
Gazetarë dhe gazetare, këto të vërteta janë të vërtetat më tronditëse.
Këto të vërteta tregojnë se kriminelët e mëdhenj, se bajlozët e krimit janë sot në pushtet.
Janë ministra, zëvendëskryeministra dhe kryeministri vetë.