Nga Bleona Metushi
Ka nje rregull ne komunikim dhe specifikisht ne ate publik: Mos beso asnje akuze, deri ne momentin kur ajo mohohet publikisht. Nese mohohet, gjasat jane te jete e vertete.
Tani Prokuroria dhe Policia, dy institucione qe gjuhen e tyre te komunikimit duhet te kene hetimin, bejne reagime çarçaf ku i hedhin pataten e nxehte njera-tjetres.
Ne thelb te pasimit te patates qe eshte aq e nxehte, eshte mohimi i akuzave qe po u behen prej ditesh, per manipulim te vendit te ngjarjes, per te zbutur rrethanat penale te nje personi qe akuzohet se dhunoi per vdekje nje tjeter.
Prokuroria qe sipas ligjit eshte i vetmi organ qe ngre akuze, ka pushtetin e plote dhe mekanizmat per te urdheruar veprime hetimore, akuzon Policine se “kaq prova na ke sjell”. Qesharake!
Nga ana tjeter, Policia merr guximin te mbroj te vetin publikisht duke kujtuar nenin aq e kaq, te ligjit aq e kaq, per te na thene se detyra funksionale e patrulles nuk eshte hetimi.
Ne fakt ai dyshohet se nuk ka percjell me vertetesi rrethanat e nje ngjarje. Me llogjiken e Policise, nese je patrulle, duhet te mbyllesh syte perballe rrethaneve te saj. Akoma me qesharake!
Dhe mes absurdit te reagimeve deri shteterore per katrahuren ne Pogradec, mua dhe besoj shume te tjereve, u kalojne neper mendje, ata policet e Sky-it qe ndiqnin kemba-kembes njerez per ti vrare per llogari te krimit dhe ata prokuroret e Sky-it qe keshillonin vrasesit ordiner te semure se si duhet te silleshin pasi i kishin lehtesuar te gjitha akuzat.
Prandaj dikush tu thote se nuk jane ne pozitat kur mund te reagojne per te lare veten, por te ulin koken dhe hetojne, krimin sigurisht jo gazetaret qe thone te verteta qe siu pelqejne!
*Titulli është i redaksisë