Spikerja e lajmeve Beti Njuma dhe gazetarja Dalina Buzi ndonëse kanë shumë vite në televizion asnjëherë nuk i kemi parë bashkë edhe pse ata janë kunata. Për shumë njerëz kjo nuk dihej pasi ato të dyja nuk e kanë përmendur ndonjëherë këtë fakt dhe vetëm pak kohë më parë Beti tha në një intervistë se vëllai i saj është i martuar me Dalinën.
Beti ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku Dalina është prezantuese. Dy kunatat kanë realizuar edhe një intervistë ku u janë përgjigjur disa pyetjeve për të zbuluar më shumë mbi marrëdhënien e tyre.
Ato u shprehen se nuk kanë pasur ndonjëherë zënka me njëra-tjetrën vetëm njëherë kur Beti i kishte kërkuar të fshinte një lajm.
“Një herë mbaj mend i kam kërkuar të heq një lajm, nuk e hoqi Dalina i futa mik vëllain. Sepse më tregoi parimet profesionale, por kemi edhe parime familjare,”-tha Beti.
Ato u pyetën gjithashtu për mendimin e parë për njëra-tjetrën, Beti u shpreh se kishte menduar gjithmonë se Dalina ishte e zonja.
“Gjithmonë kam menduar se cila mund të ishte gruaja e vëllait tim, por asnjëherë s’e prisja që do ishte më e zonja se unë. Dalina është vërtetë shumë e zonja.E kam njohur para se të bëheshim kunata se punonte në Top Channel dhe e kam ndjekur para se të vija unë në Top Channel. Thosha: ËOË sa e zonja. E ndiqja gjithmonë dhe më pëlqente shumë,”-tha Beti.