Gjykata e Apelit në Durrës, ka lënë të lirë Ismail Morinën i njohur ndryshe edhe si “Ballist Morina”. Ky i fundit, ishte nën hetim në gjendje të lirë por u arrestua nga policia e Kukësit për llogari të gjykatës së Durrësit sepse i duhej të shlyente 5 muaj burg për amëmbajtje pa leje.
Akuza që rëndonte ndaj Morinës ishte ajo e armëbajtjes pa leje për të cilën ai është arrestuar në Durrës në vitin 2015.
Ballist Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin me flamurin shqiptar në Beograd, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.