Forca të shumta policie kanë zbarkuar këtë mbrëmje në Sauk, në një aksion për kapjen e Eljon Hatos.
Mësohet se në këtë zonë është konstatuar sot makina e Hatos, ndërsa forcat e policisë dhe FNSH janë duke krehur zonën për kapjen e Hatos.
Eljon Hato, i cili njihet edhe si “ushtari” i Ervis Martinajt, është i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, i akuzuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.
Për kapjen e Hatos janë zhvilluar disa aksione të mëparshme por pa rezultat. I fundit ishte ai në muajin janar, kur u largua nga banesa duke lënë qentë pas. Një prej qenve u vra nga policia gjatë aksionit.