Moti i mirë dhe përfundimi i fundjavës kanë bërë që shumë vizitorë nga zona jug-lindore të Shqipërisë të nisen drejt kryeqytetit, duke krijuar një trafik të rënduar në daljen e Elbasanit.
Burime nga vendngjarja raportojnë se radhët e automjeteve shtrihen deri në 5 kilometra të gjata, duke shkaktuar vonesa të mëdha për udhëtarët.
Gjithashtu trafik i rënduar është çdo ditë edhe në zonën e Librazhdit, kjo ka ndodhur për shkak të disa punimeve që po bëhen në një urë, e cila momentalisht është bërë me një kalim të vetëm.
Këto punime, ka bërë që të bllokohen qindra udhëtarë të cilët po lëvizin nga Korça drejt kryeqytetit. Rruga Hotolisht-Mirakë dhe Labinot-Elbasan kërkon më shumë se dy orë për tu përshkuar, por automjetet kanë mbetur të bllokuar në këtë aks rrugor.