Bordi është mbledhur ditën e sotme për të rritur çmimin e karburanteve në vend.
Çmimi i naftës është rritur me 5 lekë/litri, pasi nga 182 lekë/litri tani ka shkuar në 187 lekë/litri i tregtimit me pakicë, ndërsa me shumicë do të shitet me 175 lekë/litër.
Ndërsa, çmimi i benzinës është rritur me 3 lekë, pasi nga 182 lekë/litri tani ka shkuar në 185 lekë/litri i tregtimit me pakicë, ndërsa me shumicë do të shitet me 173 lekë/litëri.
Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, i cili do të tregtohet me pakicë me 75 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.
Ndërsa çmimi i naftës për peshkim është rritur me 4 lekë/litri pasi do të tregtohet me 93 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme, datë 23 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.